Një aksident i rëndë ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën Gjergj Sokoli në Gjakovë, ku një motoçiklist ka goditur një vajzë e cila po lëvizte me biçikletë në drejtim të lagjes Dardania.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Ai tha se viktima ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë.
“Me datë 13.05.2022 rreth orës 09;20, nje person ka kërkuar tretman mjekësor ne spitalin rajonal “Isa Grezda’ ne Gjakove, e cila ishte goditur nga një motoçiklist i panjohur, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Deri te aksidenti dyshohet se kishte ardhur, derisa viktima kishte qene duke lëvizur me biçiklete ne Rr. Gjergj Sokoli” ne drejtim te lagjes “Dardania” I , mirëpo me te arritur afër qendrës tregtare ‘ETC’, sipas viktimës dyshohet se nga prapa e kishte goditur një motoçikletë ne rrotën e pasme e pas goditjes ishte përplasur për asfalti, ndërsa motoçikleta fillimisht ishte ndalë ne vend te ngjarës e me pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur.”
Si pasojë e aksidentit, viktima, deri tash e paidentifikuar, ka rezultuar me tre brinjë të thyer.
“Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur, biciklisti pas një kontrolli mjekësore ne spitalin rajonal ne Gjakovë, rezulton se kishte tri brinje me frakturë.”