Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me anë të një komunikate për media bën apel të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar në trafik, veçanërisht kërkon nga vozitësit për vigjilence, sepse mbi të gjitha është e rëndësishme jeta e njeriut.
“Bazuar në të dhënat e fundit për gjendjen aktuale në trafikun rrugor, vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të Republikës së Kosovës, si rezultat i aksidenteve në trafik”, thuhet në komunikatë.
MPB do të jetë e pa kompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes se do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik.
Siq thuhet në komunikatë të gjithë qytetarët e Kosovës duhet që të kontribuojnë që të kenë kujdes të shtuar në trafik, fillimisht të ruajnë veten dhe familjet e tyre, njëkohësisht të respektojnë të gjithë qytetarët që janë pjesëmarrës në trafik.
“Shpejtësia po vret qytetarë të Kosovës, ju lutemi që të kontribuojmë së bashku për një siguri më të madhe në trafik”, thuhet në komunikatë.