Screenshot

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se cilat pika janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i fundit tregon se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdare janë të bllokuara.

Derisa fluksi në pikat tjera kufitare është zero, në këto tri pika që çojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Ndryshe, dhjetëra qytetarë serbë kanë bllokuar këto pika.

Protesta është paralajmëruar disa ditë më parë, e motivuar nga aksioni i para shtatë ditëve, ku Policia e Kosovës mbylli 5 objekte që operonin ilegalisht si komuna paralele serbe.