Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj lajmeve në mediat serbe se ministri i Jashtëm, Ivica Daciq, është nisur për në Zubin Potok.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka shkruar se as Daçiq e askush në Beograd nuk kanë të drejtë që të hyjnë në Kosovë për të penguar zbatimin e ligjit.

Postimi i plotë:

Ivica Dacic dhe askush në Beograd nuk kanë autoritet apo të drejtë të ndërhyjnë për të penguar ndonjë operacion normal të zbatimit të ligjit dhe askush nuk ka lejen e qeverisë së Kosovës për të hyrë dhe askush nuk mund të vizitojë ose të hyjë në Kosovë pa lejen e tillë. Çdo veprim që shkel marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare do të parandalohet. Beogradi të ndalojë histerinë nëpërmjet mjeteve propagandistike. Ky është një veprim i sundimit të ligjit në një vend normal.