Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) është e shqetësuar me ndalesën dhe keqtrajtimin e artistëve dhe të rinjve nga Kosova nga ana e autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare në Merdare.
Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga MPJ-ja.
“Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional ‘Mirëdita, Dobar Dan’, dhe i vet kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve evropiane në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike”, theksohet në këtë komunikatë.