Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq pritet që më 9 shtator të vizitojë Kosovën.

Kjo vizitë, pritet të ndodhë dy ditë pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në kuadër të fillimit të fazës finale të dialogut me Serbinë, shkruan lajmi.net.

E për këtë vizitë, ai ka kërkuar leje nga autoritetet e Kosovës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar sot edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm Pacolli, Jetlir Zyberaj.

“Po, Vuçiq ka kërkuar leje edhe është aprovuar”, ka thënë shkurt Zyberaj për lajmi.net.

Nga përfaqësues të Listës Serbe më heret ishte thënë se Vuçiq do të vijë në Kosovë për shprehur qëndrimet e tij në lidhje marrëveshjen përfundimtare.

Ndërkaq, nga mediat atje ishte përmendur se Vuçiq gjatë kësaj vizite do të bëjë publik edhe planin e tij për Kosovën.