Barcelona nuk do ta harrojë natën e sotme. Ata kanë shpërdoruar avancimin në 4-1 në Romë, pasi që kanë pësuar 3 gola kundër Romës

Roma është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi dhe skuadra e tij nuk ja ka arritur që të shënoi një gol që t’ia sigurojë kalimin tutje në gjysmëfinale, por detyrat e tyre i kanë bërë për mrekulli romakët.

Qysh në minutën e 5’të Roma kaloi në epërsi me anë të Dzekos.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Romakët e filluan edhe më mirë pjesën e dytë ku nga penalltia shënoi De Rossi.

Deri në minutën e 82’të nuk pati takime të ndryshime në rezultat por në skenë doli Manolas që shënoi golin e tretë, golin e kualifikimit të Romës në gjysmëfinale.

Ky rezultat mund të konsiderohet befasia më e këndshme në Ligën e Kampionëve këtë sezon.