Në seancën e jashtëzakonshme e mbajtur sot në Kuvendin komunal të Podujevës e thirrur nga LVV e mbështetur nga PDK dhe AAK, u debatua për vërshimet në komunën e Podujevës, raporton Llapi.info
Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Podujevë, Faik Muçiqi duke folur për gjendjen në komunën e Podujevës pas vërshimeve, në foltore tha se për këtë vit janë paraparë të ndahen 280 mijë euro për zgjerimin e lumenjve.
“Pas informatave që do t’i mbledh Komisioni, bëhet raport të cilin kryetari ia dërgon Qeverisë nëse na ndihmojnë. Ka pas raste që na kanë ndihmua, kryesisht në bujqësi. Ai ka treguar edhe për gjendjen që ka qenë gjatë ditëve sa ka pasur vërshime dhe po ashtu për masat që janë marrë. Për këtë vit, ka thënë se janë paraparë 280 mijë euro për zgjerimin e lumenjve. Megjithatë, sipas tij, jo të gjithë lumenjtë do të mund të zgjerohen sivjet” ka thënë Muçiqi.
Muçiqi tutje theksoi se në komunën e Podujevës, dëme më të madhe nga vërshimet pësoi infrastruktura në rrugë në fshatrat Brecë, Murgull, Zhiti, ku sipas tij, duhet larguar me mekanizëm të madh dhe e gurë. /Llapi.info