Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Muçolli, ka thënë se arsimi në Komunën e Podujevës është në gjendje të rëndë, njofton Llapi.info
Përmes një postimi në Facebook, Muçolli ka thënë se qeverisja e Llapit nuk po ndihmon në avancimin e arsimit, por që sipas tij, po e degradon akoma më shumë me ndarjen e buxhetit.
“Arsimi në Llap në mëshirën e rrjedhave degraduese. Arsimi në Podujevë është në gjendje të rëndë. Edhe përkundër kësaj qeverisja e Llapit nuk po ndihmon avancimin por po degradon atë duke ndarë vetëm 7% të gjithë buxhetit për shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë”, ka shtuar ai.
Muçolli ka shtuar se mësimdhënësit llapjanë kanë nevojë për objekte të reja shkollore.
“Në asfalt dhe kanalizim është paraparë që vitin e ardhshëm të investohen 70% më shumë para sesa në arsim apo 5 milionë e 413 mijë me 534 mijë në arsim. Mësimdhënëseve llapjanë nuk u mjaftojnë mirënjohjet, ata kanë nevojë për objekte shkollore të reja, kabinete e laboratorë. Investimi në arsim do të thotë kthim i parave në forma të tjera andaj të trajtohet me prioritet”, ka përfunduar shkrimin ai./Llapi.info