“Keqmenaxhuesit e parasë publike që ia humbën Komunës së Podujevës rreth 2 milionë euro”.

Kështu ka thënë sipër një fotografie këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Muçolli. Sipas tij, llapjanët gënjehen se nuk ka buxhet për realizimin e projekteve, pasi siç thotë ai, Komunës i kanë tepruar rreth 2 milionë euro nga viti 2018.

“Buxheti i aprovuar për vitin 2018 ishte 21,372,177 € dhe nga kjo shumë për investime kapitale ishin të parapara 6,489,514 €. Por më shqetësuesja është shuma e lartë e suficitit buxhetor të Komunës sonë i cili për vitin 2018 sillet rreth 2 milionë euro. Pra të gjitha këto para që ishin paraparë të investoheshin në projekte të ndryshme kanë mbetuar të pashfrytëzuara vitin që lam pas”, ka shkruar ndër tjerash ai në Facebook./Llapi.info

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Keqmenaxhuesit e parasë publike që ia humbën Komunës së Podujevës rreth 2 milione euro

Qytetarët e Podujevës gënjehen se nuk ka buxhet për realizimin e projekteve, ndërsa Komunës i kanë tepruar rreth 2 milionë euro nga viti 2018-të.

Buxheti i aprovuar për vitin 2018 ishte 21,372,177 € dhe nga kjo shumë për investime kapitale ishin të parapara 6,489,514 €. Por më shqetësuesja është shuma e lartë e suficitit buxhetor të Komunës sonë i cili për vitin 2018 sillet rreth 2 milionë euro. Pra të gjitha këto para që ishin paraparë të investoheshin në projekte të ndryshme kanë mbetuar të pashfrytëzuara vitin që lam pas.

Duke pasur parasysh se për mosrealizimin e shumë projekteve pushtetarët arsyetohen duke thënë se nuk ka buxhet të mjaftueshëm, tani ata po bien në kundershtim me fjalët e tyre. Derisa siç po shihet ka pasur buxhet të mjaftueshëm, por qytetarët e Komunës sonë janë gënjyer e mashtruar edhe kësaj here.

A nuk ka nevojë Podujeva për investime të tjera? A është çdo gjë e rregulluar?

  • A nuk kemi nevojë për një arsim më cilësor?
  • A nuk kemi nevojë për një sistem më të rregullar shëndetësor?
  • A nuk kanë nevojë fermerët llapjanë për ndihmë dhe përkrahje?
  • A nuk kanë nevojë për përkrahje financiare klubet sportive llapjane?
  • Sa qytetarë i kemi me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale?

A e meritojnë qytetarët tanë një trajtim dhe menaxhim të tillë? Si duket një keqmenaxhim të tillë të parasë publike do ta kemi edhe këtë vit pasi që kjo shumë është menduar të destinohet prapë në projekte të gabuara ku nga rreth 700.000 euro (shumë kjo e të hyrave vetanake nga viti i kaluar) është paraparë që rreth 550.000 euro të ndahen për administratë Komunale, ndërsa pjesa e mbetur për shëndetësi dhe arsim.

Në ditët në vazhdim do t’i paraqes disa nga projektet e premtuara njeherit të parealizuara me pretekstin se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për realizimin e tyre.

Qytetarë të nderuar, këto të dhëna janë shqetësuese andaj këta keqmenaxhues të parasë publike duhet dhënë llogari para qytetarëve dhe të marrin ndëshkimin e merituar.

Image may contain: 9 people, text