Foto: Llapi.info

“Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës ka dështuar në realizimin e projekteve kapitale për vitin 2018”.

Kështu ka thënë këshilltari nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Muçolli. Sipas tij, shqetësuese mbetet se vetëm 52 mijë euro janë investuar deri më tani, nga 401 mijë sa ishin të parapara të investoheshin, transmeton Llapi.info

“Nëse i referohemi vitit që lamë pas, nga 21,058,78€ sa kishte gjithsej Buxheti i Komunës së Podujevës nga 6,449,727 € të Investimeve Kapitale, 401.000€ ishin paraparë të investohen në sektorin e Shëndetësisë. Shqetësuse është se vetëm 52,479€ u investuan në këtë sektor të rëndësishëm që kthyer në % i bie vetëm 13%. Shqetësuse mbetet edhe fillimi i ndërtimit të një ambulance shëndetësore në fshatin Majac, ku 55,000 € sa ishin të planifikuara për këtë ambulancë vetëm 17,995 € u shpenzuan dhe për shumën e cekur dyshohet se u shpenzuan mjete pa përfunduar puna me qrast pati shkeje të procedurave ligjore”, ka thënë ai në llogarinë personale në Facebook.

Sipas tij, tjetër shqetësim në këtë drejtori në Komunën e Podujevës është edhe rialokimi i mjeteve.

“Një tjetër shqetësim është jo vetëm mos investimi i shumave të plota në projekte të caktuara por edhe bartja e mjeteve të mbetura për mbulim nga një projekt në tjetrin. Me 24 gusht 2018 shuma prej 50,000 € nga projekti për blerjen e paisjeve mjekësore rialokohet në projektin e renovimit të objekteve shëndetësore. Pavarësisht rialokimit prap se prap vetëm është bartë suficiti prej një projekti në projektin tjetër. Shqetësuese janë këto publike, andaj keqmenaxhuesit duhet dhënë llogari para qytetarëve”, ka përfunduar ai./Llapi.info

No photo description available.