Screenshot

Golashënuesi më i mirë i Superligës këtë sezon, Muhamet Hyseni, do të shitet në Danimarkë te skuadra e Horsensit për 650 mijë euro, ka raportuar të martën “Bold.dk”.

Hyseni pati sezon të shkëlqyer me Llapin, duke realizuar 27 gola në 36 ndeshje.

Horsensi aktualisht bën gara në kategorinë e dytë, dhe po synon të kthehet në elitën daneze.

Sulmuesi 23-vjeçar bëri debutimin për Përfaqësuesen e Kosovës në nëntor, ku arriti të realizonte ndaj Zvicrës.

Hyseni erdhi te Llapi nga Feronikeli në verën e 2023-s. Ka luajtur edhe te Malisheva.