Muhamet Hyseni nesër do të udhëtojë për në Danimarkë, ku do t’i bashkohet klubit të tij të ri, AC Horsens, shkruan Llapi.info.
Një ditë para nisjes ai ka shkuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, për t’u përshëndetur me lojtarët e KF Llapi.
Njoftimi i plotë:
Sot ishte dita e fundit e Muhamet Hysenit në familjen bardhekaltër, pasi nesër ai do të udhëtoj për në Danimarkë, ku do bashkohet me skuadrën e tij të re, AC Horsens.
Asnjë ndarje në futboll nuk është e lehtë, megjithatë ne jemi të lumtur që Hysenit po i hapen dyert e reja për të arritur edhe më shumë suksese në arenën ndërkombëtare.
Ai u përshëndet me gjithë ekipin, trajnerët dhe stafin të cilët i falenderoj për kohën e jashtëzakonshme të kaluar gjatë gjithë vitit, njëherit na uroj edhe shumë suksese në Evropë dhe në sezonin e ri futbollistik.
Kryetrajneri Tahir Batatina, ndonëse shumë i emocionuar që Hyseni nuk do jetë më pjesë e klubit, falenderoj atë për kontributin dhe ndihmesën e tij në arritjen e objektivave, teksa i dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e ndritur që e pret në vazhdim.
Klubi ynë falënderon përzemërsisht Muhamet Hysenin për kontributin e madh të dhënë për ngjyrat bardhekaltër dhe i uron sukseset më të mëdha në vazhdim të karrierës.
Mirëupafshim ‘Momo’, ti do jesh gjithmonë në zemrat e secilit nga ne 🤍💙