Analisti Armend Muja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të mbajë qëndrimet e njëjta, pasi tashmë nuk përfaqëson vetëm partinë e tij.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimi i Albin Kurtit është i natyrshëm pasi ai tash nuk është më vetëm kryeministër i Vetëvendosjes, përcjell Telegrafi.

“Albini është edhe kryeministër i LDK-së, madje dhe i Kosovës dhe është normale që do të duhet të operosh ndryshe”.

Ai thotë se Kurti ka fituar në zgjedhje me një fushatë shumë modeste duke u bazuar kryesisht në luftën kundër korrupsionit.

Muja thotë se Kurti disa gjëra i ka ndryshuar edhe në zgjedhjet paraprake dhe nuk është ndonjë risi kjo punë.


“Patriotizmi nuk është vetëm manifestimi i simbolikave dhe flamurit. Patriotizmi është saktësisht ajo çfarë po thotë Kurti: Patriotizëm është reforma në sistemin e drejtësisë, pagesa e tatimeve etj.”, tha ndër të tjera Armend Muja.