Mijëra biznese mbyllën për çdo vit në Kosovë si pasojë e ambientit jo të mirë të bërit biznes dhe kushteve ekonomike.

Për vetëm katër muaj të këtij viti 610 biznese kanë falimentuar, duke e ndërprerë kështu veprimtaritë e tyre.

Në një përgjigje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Indeksonline bëhet e ditur se bizneset e mbyllura janë ndryshme ku bëjnë pjesë biznese të prodhimtarisë, ndërtimtarisë e aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve.

“Gjatë vitit 2019, janë shuar 610 biznese”, thuhet në përgjigjen e tyre të bashkangjitur me listën e bizneseve të shuara sipas aktiviteteve.

Sipas ASK-së nga viti 2006 deri në vitin 2017 janë regjistruar gjithsej 100,635 ndërmarrje, mirëpo kemi një shuarje të madhe të bizneseve kosovare, nga gjithsej ndërmarrje të regjistruara 16,818 kanë mbyll aktivitetin e tyre, ose shprehur në përqindje 16.71%.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri për Indeksonline ka thënë se mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar dukshëm në mbylljen e bizneseve.

“Sipas ASK-së nga viti 2006 deri në vitin 2017 janë regjistruar gjithsej 100,635 ndërmarrje, mirëpo kemi një shuarje të madhe të bizneseve kosovare, nga gjithsej ndërmarrje të regjistruara 16,818 kanë mbyll aktivitetin e tyre, ose shprehur në përqindje 16.71%. Në vitin 2017 rreth 1,623 biznese ose 15.57% hoqën dorë nga veprimtaria e tyre për arsye të ndryshme, mirëpo nëse krahasojmë numrin e madh të hyrjeve të ndërmarrjeve të reja nuk përbën shqetësim të jashtëzakonshëm. Pra edhe viti 2018 ka treguar se ka një rritje të dëshirës për të shuar aktivitetin e tyre si pasojë e kushteve të rënda të të bërit biznes, gjithashtu edhe mungesa e fuqisë punëtore ka ndikuar dukshëm në mbylljen e bizneseve, janë qindra mjek, inxhinier, ekonomistë, arkitekt e punëtorë krahu që po ikin me të madhe nga Kosova, tashmë kriza veçse ka filluar të troket në dyert e bizneseve kosovare, diskriminimi në tregun e punës në shoqërinë kosovare është aq i përhapur dhe dinamik, sa që nuk ka kohë për pritje nevojiten masa urgjente për ta ndalur atë”, ka thënë Beqiri.

Beqiri ka theksuar se raporti i Progresit për vitin 2018 ka dhënë vërejtje serioze lidhur me politizimin e vazhdueshëm të administratës publike, ku sipas tij, nepotizmi ndikon negativisht në efikasitetin dhe pavarësinë profesionale të administratës publike.

Sipas Beqirit, ikjet nga Kosova thellojnë krizën për bizneset kosovare dhe humbjen e investitorëve të huaj.

“Ryshfeti, lidhjet familjare, lidhjet partiake sipas UNDP-së janë faktori kyç për të siguruar një vend pune në sektorin publik, ky fenomen e ka përcjellë Kosovën që nga paslufta e këtej, asnjë Qeveri nuk e ka luftuar këtë të keqe, andaj edhe ka marr përmasa shqetësuese një praktikë e tillë. Mijëra kosovarë vazhdojnë të ikin për çdo vit nga Kosova, sipas disa hulumtimeve vetëm në ambasadën Gjermane vizë pune kanë marrë rreth 60 mijë qytetarë çka edhe thellon krizën për bizneset kosovare, kjo situatë tremb edhe investitorët e huaj nga Kosova, mbesim me shpres se kjo garniture politike qe ka Kosova tash e 20 vite të largohet në mënyrë që rinisë t’i hapet perspektiva për të jetuar dhe punuar ne atdheun e vet”, ka përfunduar ai.