Për fëmijët e fshatit Surdull të Podujevës, shtatori nuk i ka hapur dyert e shkollave si zakonisht. Ata përreth gjashtë javë nuk kanë mbajtur asnjë orë mësimi.

Problemet kanë qenë rreth 20 kilometra larg tyre – në Komunën e Podujevës, zyrtarët e së cilës nuk kanë mundur të kontraktojnë një transportues për bartjen e tyre deri në shkollën fillore “Rilindja” të fshatit Herticë.

Në Surdull shkolla funksionin vetëm deri në klasën e katërt, ndërsa prej të pestës deri në të nëntën, nxënësit detyrohen të vijojnë mësimin në shkollën e fshatit fqinj, që është rreth 9 kilometra njëri drejtim. Banorët thonë se kanë pritur nga Komuna që do t’ua sigurojë transportin siç e kishin pasur edhe në vitet përpara.

Por, kjo nuk ka ndodhur deri tash dhe janë detyruar që t’i nisin fëmijët në këmbë. Rruga që u duhet të bëjnë çdo ditë këta nxënës rreth 18 kilometra në ditë (dy drejtimet) është e mundimshme e plotë frikë. Edhe pse të rinj në moshë, ata kanë filluar të udhëtojnë malit të fshatit për të vijuar mësimin. Thonë se shkojnë e kthehen me frikë se do të dalë ndonjë ujk (më shumë, sot në “Kohën Ditore”)