Transportuesit e udhëtarëve me autobusë Podujevë – Prishtinë po vazhdojnë grevën për shkak të një vendimi të komunës së Prishtinës për shtimin e linjave në drejtim të Podujevës, deri në Tenezhdoll.

Në ndërkohë qytetarët e tri fshatrave Terrnav, Bellopoj, Halabak, kanë bllokuar rrugën e autobusëve sot.

Shoqata e Transportit “Podujevë-Prishtinë” kishte njoftuar se pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të saj transportues të udhëtarëve është si rrjedhojë e siç thuhet “shkeljeve flagrante të të drejtave elementare dhe rrezikut të falimentimit të kompanive transportuese”.

Më poshtë mund të shihni pamje nga protesta ku po marin pjesë një numër i lartë i qytetarëve. Ndërsa edhe Policia e Kosovës është prezent në këtë protestë.