Mbledhja e qeverisë së Kosovës që ishte paraparë të mbahej sot ka dështuar.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se nuk ka pasur kuorum për të vazhduar mbledhjen.
Ai ka shtuar se një gjë e tillë është e patolerueshme, dhe se do ta shqyrtoje këtë çështje me partnerët e koalicionit.
Haradinaj deklaroi se në qoftë se mungojnë ministrat në këtë formë, do të kërkojë që ministrat që bëjnë mungesa të paarsyeshme të lirohen nga detyra.