Numri i punëtorëve teknik, me theks të veçant i pastruesëve në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Podujevë po llogaritet të jetë i vogël. Por, pavarësisht kësaj, drejtoria e arsimit në Podujevë nuk e ka në plan të sjell punëtorë tjetër me arsyen se numri i tyre është i madh, raporton Llapi.info.

Nazmi Rama, punëtor teknik në Sh.F. “Naim Frashëri” ka thënë për Llapi.info se mungesë të punëtorëve teknik në këtë shkollë ka qe dy vite e gjysmë, por që drejtori i shkollës nuk ka dashur të dëgjojë asnjëherë për këtë.

“Ka nevojë edhe për një punëtor. Punëtorin se bijnë. Çfarë arsye kanë nuk e di. E kena kërkue te drejtori dhe ka than nuk ma nin, keni pak punë bile. Prej që jom ardh une qe 23 vjet, pesë a gjashtë jon dal n’penision, kurrë pru kërkon s’kanë. Jena kanë 14 vet, jena met pesë puntorë që nja dy vjet e gjys”, ka thënë Nazmi Rama.

“Orarin e bukës na e ka cënu. Një gjys ore ma shumë s’ki drejtë. Nëntë orë gati i bëjmë punë na. Neve që ka kanë myt është që s’po e bijnë edhe një punëtor”, ka shtuar Rama.

Ai ka treguar se ndaj tyre po ushtrohet dhunë dhe se pas vitit të ri nëse drejtoria nuk e sjell një punëtor, ata do ta lënë punën. Mirëpo, ai ka përmendur fakin se ndaj pagave nuk kanë problem.

“Kem edhe dhunë, grahi punës, grahi punës. Një dakik nuk t’len me nejt. E kem njet pas vitit të ri me shku te Avni Maloku, që nuk e bjen edhe ai na e kem njet me ndërpre punën, ose me lshu punën krejt stafi i teknikëve. Të rrogat s’kem problem kurrë”, ka thënë Rama për Llapi.info.

Nga ana tjetër, drejtori i Sh.F. “Naim Frashëri”, Skender Haxhiu, ka thënë për Llapi.info se asnjëra nga këto nuk qëndrojnë dhe se nuk ka mungesë të punëtorëve.

“Nuk mund të themi që ka mungesë të punëtorëve. Nuk qëndrojnë asnjë nga ato që i ka thënë ai. Shkolla është e re dhe kërkon angazhim më të madh”, ka thënë Haxhiu.

Se nuk ka mungesë të punëtorëve teknik në këtë shkollë ka thënë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku.

“Në udhëzimet e mahershme kanë qenë me metër katror. Tash në udhëzimet e reja është raporti nxënës-punëtor teknik. Me me qat raport jo që jon pak, po jon shumë”, ka thënë Maloku për Llapi.info.

“Ajo e ka fukistin e veçant. Fukisti nuk llogaritet tash punëtor teknik. Atu ky i kem nxemjet qendrore, fukisti i kryen dy detyra: detyren e fukisit në periudhën dimërore dhe në sezonën tjetër e shfrytëzon shkolla për punt e jashtme të shkollës. Plus e ka rojën. Në total këta krejt hyjnë si punëtor teknik. Tani specifikohen. Po ata jon met veç pesë pastures dhe në raport me numrin e nxënësëve janë tepër. Me i llogaritë krejt, me roje me fukist, me shtëpiak ata dalin 11”, ka shtuar Maloku.

Ai ka treguar se 1200 nxënës e vijojnë mëismin në këtë shkollë dhe se sipas raportit nxënës-punëtor teknik të udhëzimit të ri, 170 nxënësë e tërhjekin një pastrues.

Por, pasi udhëzimi i ri sipas Malokut thotë që 170 nxënës e tërhjekin një pastrues, me numrin e nxënësve që ka kjo shkollë duhet të jenë së paku shtatë pastrues dhe jo pesë siç janë tani.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Maloku, ka treguar se punëtorët teknik i kanë bërë ankesat në drejtori dhe se ai u ka sqaruar atyre dhe drejtorit të kësaj shkolle këtë çështje.

Por, siç ka thënë ai, nëse drejtori i shkollës e parasheh që janë pak punëtorë, çështja do të shqyrtohet dhe nëse është nevoja do marrin punëtorë të rinjë./Llapi.info