Trajneri Ismet Munishi vazhdon të insistojë se futbolli kosovar meriton më tepër respekt, pasi nga kampionati ynë vazhdimisht po dalin lojtarë, të cilët po arrijnë të dëshmohen jashtë vendit. Duke përmendur disa prej tyre, Munishi e ka veçuar sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku, transmeton Llapi.info

“Llapi ndoshta nuk do ta fitojë titullin e kampionit, por mund të përfitojë shumë nga futbollistët që i ka në radhët e veta. Mirlind Daku është një futbollist që vlen një milion euro. Po ashtu, Hamdi Namani, Ilir Blakçori e të tjerë. Në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës kundër Azerbajxhanit e Gjermanisë e pamë shkëlqimin e futbollistëve tanë që janë rritur në futbollin kosovar”, ka thënë Ismet Munishi, i ftuar në Tribuna Chanel.