Hajvalia do të zhvilloj ndeshjen kundër Llapit të dielën në Merdarë. Trajneri Ismet Munishi para këtij takimi ka deklaruar që ekipi i tij është mobilizuar për këtë takim.
“E kam fatin që në skuadër kam futbollistë shumë të mirë të cilët e dijnë rëndësinë e ndeshjes. Neve na kryen punë edhe barazimi. Kampionati është shumë i gjatë dhe rëndësia e kësaj ndeshje nuk është aq e madhe. Kohëve të fundit gjendja e fushavë në Kosovë nuk është shumë e mirë, i kam përcjellur me shumë vëmendje. Duhet të them që momentalisht gjendjën më të mirë të fushës e ka stadiumi i Kizhnicës. Kjo u pa në ndeshjen kundër Dritës”Në çfardo gjendje që është fusha në Merdarë ne do ti përshtatemi sepse kemi ekip të pasur me lojtarë” deklaroi Munishi.
Ndeshja me Llapin do të zhvillohet të dielën dhe i takon javës 21 të Superligës. Hajvalia tani e mbanë vendin e dytë me 37 pikë.