Drita ka regjistruar fitore të madhe në ndeshjen derbi të javës së dhjetë në Superligë përballë Llapit.
Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka fituar me rezultat të ngushtë 1:2 në “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Kjo ndeshje ishte e përshkruar me disa polemika nga ana e futbollistëve të Llapit për ndarjen e drejtësisë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Munishi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar:
“Zoti ju marroftë, nuk keni fytyrë. Kanë me ju dalë marrëzirat të gjithëve nëse ka Zot”.