Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, është shfaqur kritik rreth debatit parlamentar për dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, edhe kësaj radhe po del se deputetët e qeveritarët më shumë se për dialogun dhe rezultatet e tij, mendojnë për zgjedhjet e ardhshme (disa edhe brenda partiake), dhe efektet që fjalimet e tyre do të kenë në elektorat (disa edhe brenda vetë partisë)”, ka shkruar Murati në Facebook

Sipas Muratit shumica flasin se kush do t’i udhëheq bisedimet, e aspak se si do të ndërtohet një platformë bisedimesh dhe çka do të përmbaj ajo.

“Nuk po e kuptojnë se nuk e kemi luksin të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, kur ardhmëria e vendit mund të dëmtohet seriozisht”.