Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka luajtur 20 minutat e fundit te Lazio që me vështirësi fitoi në Romë ndaj Beneventos me rezultatin 5:3. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 31-të të kampionatit italian, Serie A.

Në stol te Lazio ishin edhe dy portierët e Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Marco Alia, derisa edhe te Benevento në stol qëndroi Përparim Hetemaj.