Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të Policisë së Kosovës karshi aktivistëve të PSD-së.
Mushkolaj ka shpërndarëdisa fotografi të arrestimit të aktivistëve të PSD-së dhe ka thënë se ‘është fotografia e shëmtuar e pushtetit arrogant’.
Lidhur me këto arrestime kanë reaguar edhe shumë deputetë të tjerë nga opozita, e në mesin e tyre edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka përkrahur protestën e sotme të PSD-së, për të cilën tha se kritika e tyre është e drejtë.
“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik. Pamjet e sotme sjellin dëshpërim. U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.