Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot heroin e Kosovës Enver Zymerin në përvjetorin e shtatë të rënies së tij.
“Enver Zymeri ra heroikisht në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Lavdi veprës së tij”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Polici Enver Zymeri u vra me 25 korrik 2011 në pjesën veriore të Kosovës gjatë operacionit të Policisë në kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.