Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas lajmit të bujshëm se një qytetari të Kosovës i ka kushtuar 200 euro testi për COVID-19 me metodën PCR në laboratorin “Medical & Laboratori Services”, që është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa është shprehur se në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet diskriminimi i qytetarit.
Ai më tej shton se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve.
“Askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qoftë me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.