Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë para mediave tregoi se çka u diskutua në mbledhjen e përgjithshme të kësaj partie.

Mustafa tha se këtu u diskutua raporti i punës 2015-2019, raportet financiare 2015-2018 të audituara pa vërejtje dhe të publikuara me transparencë të plotë, Qeveria në mandatin e LDK-së 2014-2017 dhe grupi parlamentar i LDK-së në opozitë.

“Ne u morëm vesh që pas një javë dite të kemi edhe një Kuvend Punues të LDK-së, në të cilin do të trajtojmë këto dy dokumente të rëndësishme para se të mbajmë Kuvendin Zgjedhor”.

“Vlerësimi i përgjithshëm që doli këtu dhe që u aprovua një zëri këtu nga Këshilli është se LDK-ja është partia e parë me besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës, jo vetëm në pikëpamje të rangimit të saj edhe në pikëpamje të besimit se LDK-ja i zgjedh problemet jetike të qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa

Mustafa tha se është vlerësuar se është bërë një punë aktive e LDK-së edhe gjatë kohës sa ishte udhëheqëse në Qeveri.

“U vlerësua që u bë një punë e ngjeshur dhe shumë aktive e LDK-së, edhe se LDK për herë të ka qenë në Qeveri, gjatw atij mandati ka drejtuar Qeverin gati 3 vjet nga dhjetori i 2014 deri në shtator të 2017, por tani edhe si parti opozitare me grupin e saj parlamentar në Kuvend i cili po arrin ta hap qështje që ne mendojmë se janë çështje fundamentale”.

“Jemi të interesuar që edhe më tutje të forcojmë rolin  LDK në shoqëri, të zhvillohet LDK me kuadrat  e reja e veçmas me gra dhe të ri dhe të vazhdojmë të jemi subjekt i respektuar në Kosovë dhe i respektuar nga vetanëtarësia e LDK-së”, tha Mustafa.

Ai po ashtu tregoi se në raportin e kësaj mbledhje  kanë përfshi të gjitha aktivitetet e organeve të LDK-së

“Në raport kemi përfshi edhe aktivitetet e të gjitha organeve të LDK-së si Kuvendi Punues, Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia, degët, Forumi i Gruas, Forumi i Rinisë, Këshilli i Ekspertëve dhe Fondacioni “Ibrahim Rugova”, rezultatet e zgjedhjeve qendrore dhe lokale të vitit 2017 si dhe bashkëpunimi me Partitë Popullore Evropiane – EPP – European People’s Party”.

“Kemi marrë miratimin edhe për raportin financiar që e ne e kemi prezentuar sot para këshillit dhe është vlerësuar që ne gjatë këtyre viteve kemi pasë një disiplinë dhe transparencë të plotë financiare gjatë 4 viteve, këtë disiplinë di të vazhdojmë ta kemi edhe më tutje”, tha Mustafa./Klan Kosova