Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit.

Sipas tij, është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.