Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim delegacionet nga Gjermania dhe Franca.

Ai ka falënderuar këto dy shtete për kontributin e pazëvendësueshëm që i kanë dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve të shtet ndërtimit dhe ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka njoftuar delegacionin për qëndrimin e LDK-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetari Haki Rugova, kryetarja e FGLDK-së, Lirije Kajtazi, deputeti Armend Zemaj dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa”.