Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se me rastin e Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, do të organizojë pritje në selinë e Kryesisë së BI-së të Kosovës, nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e BIK të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!