Një provë kritike e motorit megarok të Nasas përfundoi para kohe. Mirëpo, agjencia nuk deklaroi nëse prova pati sukses apo dështoi.
Të shtunën, katër motorët iu ndezën, duke djegut për më shumë se një minutë para se ngjarja të ndërpritej.
Faza Thelbësore e Sistemit Hapësinor ishte duke u vlerësuar në Qendrën Hapësinore në Mississippi. Motorët supozohej të operonin për tetë minuta për të simuluar ngjitjen e raketës në orbitë.
SLS-ja është pjesë e programit Artemis të Nasas i cili synon t’i dërgojë përsëri amerikanët në sipërfaqen hënore, njofton BBC.
Fluturimi drejt hënës pritet të bëhet në gjatë këtij viti derisa SLS-ja do të bëhet raketa më e fuqishme që ka fluturuar ndonjëherë në hapësirë.
Në anën tjetër, ekipet janë mbledhur për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me testimin e megarokut.