Screenshot

Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, ka folur nga arratia, duke njoftuar se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Francë.

Ai ka theksuar se ka marrë të gjitha aprovimet e nevojshme nga Ministria për këtë udhëtim, duke shprehur se çdo veprim i tij është në përputhje me procedurat zyrtare.

“Unë aktualisht jam në një udhëtim zyrtar në Francë… Unë i kam marrë të gjitha aprovimet prej Ministrisë,” ka deklaruar Hafizi në Debat Plus.

Hafizi e ka quajtur të montuar raportimin e gazetarit Lirim Mehmetaj mbi keqpërdorimet me borxhin e ambalazhuesve të ujit nga ministria e Liburn Aliut.

Ai ka theksuar se akuzat janë të fabrikuara dhe se dokumentet e prezantuara nga gazetari janë të montuara dhe jo të vërteta.