NATO-ja ka reaguar për herë të parë që kur kanë nisur raportimet se raketat ruse kanë prekur territorin polak që është vend anëtar i kësaj aleance, duke lënë të vdekur dy persona.

I pyetur në lidhje me zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: “Ne po shqyrtojmë këto raporte dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë Poloninë”.

Nga ana tjeter, Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportet një “provokim të qëllimshëm”.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e Przewoduvit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przewoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.