Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se Podujeva shumë shpejtë po bëhet me shërbim të Hemodializës dhe shërbime specialistike.
Ky investim do të jetë rreth 2 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë për Repartin e Hemodializës dhe Poliklinikën Specialistike në Podujevë.
Postimi i plotë:
🔜 Podujeva shumë shpejtë po bëhet me shërbim të Hemodializës dhe shërbime specialistike.
✍🏻 Kam nënshkruar kontratën për paisjen me aparatura për Hemodializë dhe aparatura tjera për shërbime specialistike.
👉🏻 Investim prej rreth 2 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë për Repartin e Hemodializës dhe Poliklinikën Specialistike në Podujevë.
✅ Pacientëve të Podujevës dhe rajonit të Llapit, për herë të parë, do ju ofrohet shërbimi i hemodializës në qytetin e tyre, duke shmangur rrugëtimin e lodhshëm drejt Prishtinës.
🏥 Poliklinika e re sjell specialistë që do të punojnë aty, duke ofruar shërbime të specializuara për të gjithë rajonin e Llapit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Prishtinë për çdo vizitë specialistike.
🙏🏻 Falënderojmë Komunën e Podujevës për bashkëpunimin e përkushtimin!
❤️ Stafit shëndetësor i urojmë punë të mbarë, e pacientëve shëndet dhe trajtim të suksesshëm!
#MinistriaShëndetësisë #ShëndetiPublik #Podujeva