Sot në objektin e shkollës fillore ‘Ibrahim Rugova’ në Podujevë janë shpallur rezultatet dhe janë ndarë certifikata për nxënësit pjesëmarrës në garën ‘Kangaroo 2018’, njofton Llapi.info
Vëzhguesi i testit të mbajtur Liridon Mulliqi ka thënë për Llapi.info se të gjithë nxënësit morën rezultatet në zarfe të mbyllura.
“Sot patëm ceremoninë e shpërndarjes se certifikatave dhe rezultateve për nxënësit pjesëmarrës në garën “Kangaroo 2018″. Te gjithë nxënësit morën rezultatet në zarf të mbyllur. Ata të cilët nuk kanë pasur mundësi të jenë prezent sot për të marrë zarfin duhet të lajmërohen të koordinatoret e garës, për informata se ku munden me e marrë zarfin” ka thënë ai.
Ndryshe, Instituti ATOMI organizoi Garën Ndërkombëtare të Matematikës ‘Kangaroo 2018’ për herë të parë edhe në qytetin e Podujevës./Llapi.info