Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugëve edhe në dy fshatra të saj, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit në faqen komunale, bëhet fjalë për rrugët në fshatin Tërrnavë dhe Halabak.
Për këtë, komuna e Podujevës ka ndarë rreth 70 mijë euro.
Afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më datë 24.04.2023 në ora 13:00.
Për këtë vit, komuna ka parashikuar të asfaltojë rrugët në 24 fshatra dhe disa rrugë tjera në qytet.
Duke klikuar KËTU mund t’i lexoni ta plota.
/Llapi.info