Rreth 90 mijë euro ka kushtuar për asfaltimin e disa rrugëve në tetë fshatra të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info
Në një njoftim për kontratë nga kjo komunë, bëhet e ditur se asfaltimi i rrugëve do të bëhet në fshatrat: Dumnicë e Epërme, Dumnicë e Poshtme, Dobërdol, Bajqinë, Gllamnik, Llapashticë, Konushefc dhe Majac.
E për t’i asfaltuar këto rrugë, puna i është besuar kompanisë “Toifor Sh.p.k Prishtinë”.
Sipas kontratës, vlera totale për këto punime duhet të jetë 89 mijë e 229 euro e 70 centë.
Ndërkohë, kontrata për asfaltime të rrugëve janë bërë edhe nëpër fshatra tjera të Podujevës./Llapi.info