Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi, është ndarë sot nga jeta.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjen dhe dashamirët për ndarjen nga jeta e të dashurit tonë Ekrem Metushi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ekremi ishte një njeri i ndershëm dhe patriot, i cili dha një kontribut të madh në lirinë e vendit tonë.

Ai do të mbahet mend për guximin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe atdheun.” – thuhet në njoftim.

Për detajet e ceremonisë së varrimit, familja tha se do të njoftojnë ndërkohë.