Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella pas ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljetë Gashi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljetë Gashi, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”.

Vdekja e zyrtares Gashi ka prekur thellë komunitetin policor, duke lënë pas kujtimin për një profesioniste të përkushtuar dhe një njeri të respektuar nga kolegët e saj.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë atyre që e njohën.