Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të tre llojeve të pesticideve dhe gjashtë lëndëve që përdoren në sektorin e bujqësisë, të cilat janë zbuluar si shkaktarë të dëmtimit dhe zhdukjes së bletëve.
Nisma është prezantuar nga ministri Niko Peleshi gjatë një takimi me bletarë në Lezhë. Shqipëria është një nga vendet e para jo anëtare në Bashkimin Europian që ka adaptuar këtë praktikë.
Sipas statistikave zyrtare, numri i kolonive të bletëve në botë është reduktuar me 40%.