Një shofer autobusi është shoqëruar në polici për intervistim pasi i njëjti i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor, transmeton Llapi.info
Ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitare në Meradre, ku sipas policisë, i njëjti kishte ofruar ryshfet prej 10 euro një polici.
“PKK Merdar, më 05.01.2019 – 12:00. Është shoqëruar për intervistim në stacion policor, i dyshuari mashkull K/Shqiptar-ngasës i autobusit, pasi që i njëjti gjatë kalimit kufitar i ka ofruar ryshfet prej 10€ një zyrtari policor. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja./Llapi.info