Është arrestuar një shtetas kosovar në pikën kufitare në Han të Elezit. Në automjetin e tij ishin gjetur 15 thasë me fasule, në peshë totale prej 375 kilogramë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët doganorë kanë konfiskuar mallin dhe se rasti është iniciuar si kundërvajtje doganore.