Policia e Kosovës në nivel vendi ka ndaluar nëntë persona, të cilët nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet, që kanë për qëllim luftimin e koronavirusit, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të PK-së, një prej tyre është ndaluar në fshatin Shtedim të Podujevës.
“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjtit nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Në Kosovë, që nga dje ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info