Në qytetin e Podujevës është ndaluar që për shënimin e festave të fundvitit të përdoren mjetet piroteknike, shkruan Llapi.info.
Ky vendim është marrë sot nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vendim ky me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve.
“Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës. Ndalesa sipas pikës së kësaj urdhërese vlen për periudhën 22.12.2020 deri më 03.01.2021. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në vendim./Llapi.info