Në qytetin e Prishtinës është ndaluar që për shënimin e festave të fundvitit të përdoren mjetet piroteknike.
Këtë e bëri të ditur Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës, duke thënë se kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.
“Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit”, ka shkruar Ahmeti në rrjeton social Facebook.