Me rastin e 27 vjetorit të rënies së dëshmorëve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nesër do të mbahen homazhe në shenjë nderimi dhe përkujtimi për ta, njofton Llapi.info.
Në ora 11:00 bëhen homazhe në fshatin Llugë, te Obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia. Në ora 12:00 bëhen homazhe te përmendoret e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu në fshatin Llaushë. Në ora 14:00 bëhen nderime në Breg të Diellit në vendin ku kanë rënë heroikisht heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Besianës ndërsa Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 2 nëntor të dy bashkë Afrimi dhe Fahriu në lagjen Kodra e Diellit pas një lufte që bënë me forcat pushtuese që të dy dhanë jetën për liri./Llapi.info