Derisa po bëhen pothuajse 24 orë që nga zhdukja e dy zyrtarëve policorë pas aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës tek lumi Lepenc, Klan Kosova raporton se kërkimet për gjetjen e tyre për sot, janë ndërprerë.
Kjo sipas autoriteteve pasi kërkimi i dy policëve në lum është duke u komplikuar për shkak të rënies së territ.
Përveç ekipeve policore e FSK-së, për të gjetur dy policët e zhdukur janë angazhuar edhe fshatarë të kësaj ane.