Baki Hajzeri, 20-vjeçari nga Podujeva ka ndërruar jetë sot në mesditë. Lajmi është bërë i ditur në faqen e Facebook-ut e cila ishte hapur për të kërkuar ndihmë për shërimin e tij.

Baki Hajzeri ishte duke u mjekuar në Gjermani, pasi ai vuante nga një sëmundje e rëndë ku si pasojë e diagnositfikimit të gabuar dhe neglizhencës së shërbimeve mjekësore në Kosovë, gjendja ishte përkeqësuar edhe më shumë.

Për shërimin e kësaj sëmundje nevojitej një shumë e madhe të hollash.

Javë më parë gjendja e Bakiut ishte përmirësuar, saqë ai vetë kishte arritur të falënderonte të gjithë ata që i kishin dal në ndihmë dhe ata që po vazhdonin ta ndihmonin. Por, ditëve të fundit është bërë e ditur se gjendja e tij është përkeqësuar.

Llapi.info kishte raportuar për gjendjen e Baki Hajzerit dhe aksionet e shumta që ishin ndërmarr për t’i dal në ndihmë atij./Llapi.info