Në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit nga Podujeva Ismet Krasniqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 17:00 në fshatin Majac komuna e Podujevës, njofton Llapi.info.
Një nga të afrimit e Krasiqit bëri të ditur se Krasniqi është detyruar ta ndërpres angazhimin në arsimi shkaku i sëmundjes.
“Ismet Krasniqi, pas angazhimit dhe kontributit të dhënë për brezat, në një periudhë të shkurtër për shkak të sëmundjes detyrohet të ndërpres angazhimin në procesin edukativ. Megjithatë ai vazhdoj të kontribuoj në shumë çështje të angazhimit qytetarë në kohën e okupimit. Ismet Krasniqi, shquhej për kurajën dhe guximin që shpërndante gjeneratave, për të rritur rezistencën dhe angazhimin për çlirimin e vendit” tha ndër të tjera i afërmi i të ndjerit./Llapi.info